10:40 / 17.11.2020
Vëllai e sulmon fizikisht motrën në Podujevë
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në qytetin e Podujevës.
Policia ka njoftuar se një person e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
“Podujevë 16.11.2020 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti sipas viktimës femër kosovare motra e të dyshuarit, pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt.























