10:20 / 19.11.2020
Grabitje në një pompë të derivateve në Pejë,policia po kërkon dy të dyshuar
Dy punëtorë të një pompë të derivateve në Pejë, kanë raportuar në polici se dy persona të panjohur nën kërcënimin e sprejit dhe thikës kanë grabitur cigare dhe kanë ikur në drejtim të parkut të qytetit.
Grabitja sipas policisë ka ndodhur në oret e hershme të së mërkures.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe deri më tani nuk ka informacione për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarve.























