10:24 / 19.11.2020
Sulmon të miturën në Lipjan, arrestohet një person
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar një të mitur.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:55, në Lipjan.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën e mitur f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.























