08:25 / 20.11.2020
Të shtëna me armë zjarri e grabitje në një bankë te Rruga “B”
Një bankë që gjendje tek Rruga “B” në Prishtinë është grabitur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë që gjatë grabitjes kishte edhe gjuajte me armë në drejtim të një veture.
Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e Policisë së Kosovës.
Aktualisht Rruga “B” është bllokuar për qarkullim e gjë që ka shkaktuar edhe kolona të veturave në rrugët tjera.
Ndërkohë që ekipa e KosovaPress-it gjendet në vendin e ngjarjes.























