​Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

​Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

Në vazhdën hetimeve për zbardhjen e veprave penale, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, mbrëmë kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale grabitje.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë mbi dyshime të bazuara se me datën 24 tetor 2020, në Skenderaj, të kamufluar me rroba të zeza e nën kërcënimin e armës i kanë grabitur viktimës portofolin me një shumë të hollave. Si pjesë e zgjerimit të hetimit është realizuar edhe një bastisje, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do të procedohen në rast. Veprimet hetimore me dyshime bazë janë duke u vazhduar në drejtim të kapjes së edhe një të dyshuari tjetër të përfshirë në veprën penale. Pas procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt’, kë thënë Zahiti.