Plagoset një 19-vjeçar në Prizren

Plagoset një 19-vjeçar në Prizren

Një 19 vjeçar është plagosur sot me armë zjarri në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për Telegrafin se i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifikuar nga policia.

“Rreth orës 12:15 është lajmëru një viktimë në stacionin policor në Prizren, i njëjti është lënduar në këmbë nga arma e zjarrit dhe më pas ka pranuar edhe trajtim mjekësor. Sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Osmanollaj shtoi se policia tashmë është në kërkim të personit të dyshuar.