Vrasje në tentativë në Prizren

Vrasje në tentativë në Prizren

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për vrasje në tentative, në Prizren.

Në rrugën “Latif Berisha”, një person ka raportuar se i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht me armë zjarri, me ç’rast e ka plagosur viktimen dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Tutje, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Rr. Latif Berisha, Prizren 23.11.2020 – 11:53. Viktima mashkull  kosovar raporton se i dyshuari mashkull  kosovar, pasi e ka sulmuar fizikisht ka shtënë me armë zjarri me ç ‘rast e ka plagosur viktimën dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në emergjencë dhe i njëjti ndalet për shërim të mëtutjeshëm ne Spital në Prizren. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari ende është në arrati.”, njofton Policia e Kosovës.