Vritet një person në veri të Mitrovicës, dy të arrestuar

Vritet një person në veri të Mitrovicës, dy të arrestuar

Një person është vrarë të dielën që lamë pas në veri të Mitrovicës.

Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, derisa thuhet se janë arrestuar dy të dyshuar.

“Rr. Luja Braja, Mitrovicë Veri, 22.11.2020 – 20:03 Lidhur me rastin me date 23.11.2020 janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.