Kanosi me armë kushëririn, arrestohet 41-vjeçari në Kurbin

Kanosi me armë kushëririn, arrestohet 41-vjeçari në Kurbin

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili kanosi me armë zjarri kushëririn e tij.

Pas arrestimit, uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën, tip pistoletë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Dilbnisht më datë 23 nëntor, ndërsa konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kapën dhe arrestuan shtetasin G. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pasi pasditen e datës 23.11.2020, në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Gj. Ll., dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Kurbin, me të marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vijuar me krehjen e zonës. Pas disa orësh ndjekjeje dhe falë bashkëpunimit me familjarët, shërbimet kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit G. Ll., si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës tip pistoletë të cilën e kishte hedhur në malin e fshatit. /oranews