Në veri për një muaj humbin mbi 2 milionë euro për energjinë e shpenzuar
Mustafë Hasani anëtarë i bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, ka thënë se humbjet në pjesën veriore për energjinë e shpenzuar, brenda një muaji arrijnë në 2.5 milionë euro. Ai po ashtu ka thënë se ka borxhe nga mospagesa e rrymës, por që kanë filluar të paguhen.
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë raportimit të Raporti vjetor financiar të KOSTT-it për vitin 2018-2019 në Komisionin për Buxhet dhe Financa.
Anëtari i Komisionit, Gazmend Abrashi ka pyetur nëse në pjesën veriore po paguhet, energjia e shpenzuar.
Hasani është përgjigjur se atë pjesë e furnizojnë me rrymë dhe se ka borxhe, por që kanë filluar të kthehen.
“Pjesën Veriore e furnizojnë me rrymë dhe ka borxh, por që po kthehen ato. Humbjet në veri arrijnë 2 milionë e gjysmë brenda muajit”, tha ai.
Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila, e ka pyetur atë për përgjegjësin e KOSTT-it me mungesën e rrymës në kryeqytet gjatë ditëve të fundit, për të cilën Hasani ka thënë se ata nuk kanë pasur asnjë përgjegjësi, pasi mungesa e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e një prishje.
Po ashtu Kusari-Lila e ka pyetur nëse ata janë pyetur rreth studimit të fizibilitetit në liqenin e Ujmanit.
Kadri Kadriu nga KOSTT-i, ka thënë se ata nuk kanë qenë pjesë e këtyre diskutimeve. Ai ka thënë se Hidrocentrali i Ujmanit është pronë e Ibërlepencit.
” Ne s’kemi qenë pjesë e diskutimeve që janë bërë në Ëashington. Çka është në kompetencat tona është lëshimi i një fature të prodhimit të energjisë, sa ka sjellë në sistem dhe në cfarë kohe”.
Anëtarët e Komisionit kanë votuar buxhetin për KOSTT-in.























