Zbulohet rafineria e drogës në Itali, në pranga shqiptari

Zbulohet rafineria e drogës në Itali, në pranga shqiptari

Autoritetet policore italiane kanë zbuluar në komunën Miramare në provincën e Riminit një rafineri droge të tipit heroinë, kokainë e metanfetaminë.

Në një apartament janë sekuestruar rreth 22 kg lëndë narkotike  e përbërë nga 19 kg metanfetaminë, 2.5 kg heroinë e gjysmë kg kokainë. Në pranga është vënë shtetasi shqiptar Regis Hoxha 28 vjeç, banues në rajonine Umbrias  pa precedent penal e me leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Droga vlerësohet të kapë një vlerë shitje prej 260 mijë euro.

Hetimet paraprake të autoriteteve policore italiane dyshojnë se shqiptari i arrestuar është një korrier droge që po përgatiste të shiste lëndën narkotike gjatë periudhës  së festave të dimirt në territorin e  provincës së Riminit.

Rezident në rajonin e Umbria, 28 vjecari shqiptar kishte marrë me qera një apartament në komunën e Miramares duke e kthyer në një rafineri të vërtetë droge.

Në apartament u sekuestruan instrumente për përgatitjen e dozave të drogës, peshore, mixer etj.

Korrieri shqiptar përdorte për të lëvizur një automjet në pronësi të një personi tjetër.

Hetimet e antidrogës italiane vazhdojnë për të zbuluar  bashkëpunëtorët e shqiptarit të arrestuar./oranews