Pistoletë me silenciator në shtëpi, arrestohet 65-vjeçari në Kavajë

Pistoletë me silenciator në shtëpi, arrestohet 65-vjeçari në Kavajë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 65-vjeçar i cili mbante armë zjarri me silenciator në banesë.

Sipas policisë, operacioni u krye pas marrjes së informacioneve në rrugë operative.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një shtetas në lagjen nr. 3, në Kavajë, mbante armë zjarri në banesë“, njoftojnë uniformat blu.

Sipas Policisë, 65-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë teksa është dënuar në Itali nën akuzën e  “Përndjekjes”.

“Bazuar në këto informacione u organizua dhe finalizua një tjetër operacion dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit me silenciator dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi shtetasi O. I., 65 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë në Itali për veprën penale “Përndjekja“, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë Kavajë.

Arma e sekuestruar: