930 kg duhan kontrabandë, arrestohet 38-vjeçari në Kukës

930 kg duhan kontrabandë, arrestohet 38-vjeçari në Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. A. 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

Sipas asaj që njofton Policia, në aksin rrugor Kukës-Morinë, është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 930 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ndërsa 38-vjeçari do të përballet me drejtësinë për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”./oranews