Një femër vjedh kasafortën me para në Gjakovë

Një femër vjedh kasafortën me para në Gjakovë

Një femër ka vjedhur një kasafortë në të cilën kishte para dhe dokumente të noterit për shitjen e një prone.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00 në rrugën “Ferid Domi”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se e dyshuara femër  kosovare, ka vjedhur një kasaforte në të cilën kishte para dhe euro dhe dokumente të noterit për shitjen e një prone të tij. E dyshuara është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.