Sulmon një person në Pejë, arrestohet nga policia

Sulmon një person në Pejë, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:45 në fshatin Novosellë, Pejë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.