Rrahje në Klinë, lëndohet një person

Rrahje në Klinë, lëndohet një person

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:02 në fshatin Zllakuqan, Klinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi i njëjti ka marrë pjesë në një rrahje. Viktimës mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.