Konfiskohet drogë në Mitrovicë, arrestohet një person

Konfiskohet drogë në Mitrovicë, arrestohet një person

Njësiti policor ka ndaluar dhe arrestuar një të dyshuar në rrugën “Xhavit Isufi” në Mitrovicë, pasi tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike (pesë qese) që dyshohet të jetë marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të rastit është kontrolluar edhe banesa e tij dhe janë gjetur edhe 148.8 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë në paketime të vogla.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa hetimet ne lidhje me rastin ende po vazhdojnë.