Rrahje masive në Prishtinë, arrestohen dy persona

Rrahje masive në Prishtinë, arrestohen dy persona

Disa persona janë rrahur mes vete sot rreth orës 11:00 në rrugën “Zenel Salihu”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj dy persona.

Ai tregoi se në vendin e ngjarjes është gjetur një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur gjatë rrahjes.

“Rreth orës 11:00 është raportuar për një rrahje në mes të disa personave në  rrugën ‘Zenel Salihu’ në Prishtinë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj dy persona të dyshuar dhe të gjej një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur gjatë rrahjes”, ka thënë Borovci.

Ai po ashtu tha se njëri nga të arrestuarit ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po merr tretman mjekësor nga ekipet mjekësore të emergjencës në stacionin policor.

“Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po merr tretmanin mjekësor nga ekipet mjekësore të emergjencës në stacionin policor. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin dhe po punon për të identifikuar edhe personat të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast”, ka thënë ndër të tjerë, zëdhënësi Borovci./telegrafi