Rrahje masive në Deçan, përdoren edhe thika – lëndohen katër persona

Rrahje masive në Deçan, përdoren edhe thika – lëndohen katër persona

Pesë persona janë përleshur mes vete sot rreth orës 12:00 në afërsi të Kuvendit Komunal, në Deçan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, dyshohet se në përleshje janë përdorur dhe mjete të mprehta (thika), dhe siç tha ai katër persona kanë marrë lëndime trupore ku janë duke u trajtuar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 12:00 policia është njoftuar për një incident, i cili ka ndodhur në afërsi të Kuvendit Komunal i Deçanit. Në përleshje kanë qenë të përfshirë pesë persona, prejt tyre katër kanë pësuar lëndime dhe dyshiohet se gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta (thika). Katër të lënduarit janë dërgur në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu tha se të gjitha njësitet përkatëse relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/