Prokuroria jep detaje për plagosjen e dy personave në Deçan

Prokuroria jep detaje për plagosjen e dy personave në Deçan

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një përleshje që ka ndodhur mes pesë personave gjatë së enjtes në Deçan. E gjithë ngjarja ndodhi në afërsi të Kuvendit Komunal të Deçanit.

Ndërsa dy persona janë arrestuar, njëri është i mitur e tjetri i moshës madhore.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka treguar se ndaj personit të moshës madhore është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj të miturit është vendosur masa e ndalimit për 24 orë.

“Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes më pas është njoftuar edhe prokuroria e shtetit përkatësisht prokurori kujdestar i departamentit të krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës. Si pasojë e një përleshje, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërkaq dy persona tjerë janë arrestuar. Njëri i moshës madhore dhe njëri i mitur. Personi i moshës madhore me aktvendimin të prokurorit të shtetit është ndaluar 48 orë, ndërsa i mituri është ndaluar për 24 orë”, tha Nikçi për kp.

Nikqi tha edhe se njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprime hetimore për grumbullimin e provave.

“Njësitet relevante janë duke marrë veprime hetimore për grumbullimin e provave në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit. Ende është fazë shumë e hershme për tu ditur rrethanat tjera”, tregoi Nikqi.