Ndërron jetë një 52-vjeçare, dyshohet se u vetëhodh nga kati dytë i banesës

Ndërron jetë një 52-vjeçare, dyshohet se u vetëhodh nga kati dytë i banesës

Një 52-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati dytë i banesës në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë. Sipas gazetares së Top Channel viktima është Mirjona  Kaloshi.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, shtetasja M.K., 52 vjeçe dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga kati dytë i banesës duke gjetur vdekjen. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.