​Hoxhaj: Me Naim Fetahun në Podujevë do të mbështetet çdo ndërmarrje

​Hoxhaj: Me Naim Fetahun në Podujevë do të mbështetet çdo ndërmarrje

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, bashkë me kandidatin për kryetar të Podujevës, Naim Fetahun, kanë vizituar sot disa biznese në këtë komunë.

Nga Podujeva, Hoxhaj ka thënë se pushteti selektues 20 vjeçar në këtë komunë, e ka lënë atë pa perspektivë dhe dinjitet.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se me Naim Fetahun si kryetar i ardhshëm i Podujevës, do të mbështetet çdo ndërmarrje, sepse vetëm kështu do të arrihet të zhvillohet ekonomia e vendit.

Enver Hoxhaj, gjithashtu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e vendosur që të ndihmojë bizneset, dhe për këtë arsye ka kërkuar nga qeveria dhe institucionet që të jenë bashkëpunues me të gjithë akterët politik në mënyrë që ndihma për ndërmarrësit të jetë sa më e shpejtë dhe sa më e madhe.

Lexojeni të plotë statusin e Enver Hoxhajt:

Kosova ka depërtuar mirë në tregjet evropiane me prodhimin e shumë produkteve. Sot, bashkë me Naim Fetahun, u takuam me disa sipërmarrës dhe qytetarë të Podujevës dhe u njoftuam me gjendjen në të cilën gjenden.

Ndërmarrjet si “S//Sprint” dhe “Ananas Impex” janë shembuj që kanë arritur me këmbëngulësi dhe kreativitet të bëhen shumë të suksesshme. Me Naim Fetahun si kryetar i ardhshëm i Podujevës, do të mbështetet çdo ndërmarrje, sepse vetëm kështu do të arrihet të zhvillohet ekonomia e vendit.

Është koha që t’i tregohet rruga e largimit pushtetit selektues 20 vjeçar që e la Podujevën pa dinjitet dhe perspektivë. Ndryshimi po vjen, e ai është Naim Fetahu.

Partia Demokratike e Kosovës është e vendosur që të ndihmojë bizneset dhe për këtë arsye ka kërkuar nga qeveria dhe institucionet që të jenë bashkëpunues me të gjithë akterët politik në mënyrë që ndihma për ndërmarrësit të jetë sa më e shpejtë dhe sa më e madhe. #voto #PDK10


MË SHUME NGA Nacionale