Kemaili rrëfen historinë e vizitës së tij në vendlindjen e babait

Kemaili rrëfen historinë e vizitës së tij në vendlindjen e babait

Kësaj radhe prezantojmë familjen e shqiptarit, Kemail Agul dhe gruas së tij Fatma, me djalin Rexhepi dhe nusen e tij e ka dy vogëlushe, Mira dhe Linda.

Kemaili tregon se i ka  dy djem, njërin oficer në Ufra dhe tjetrin, Rexhepin, që punon në Stamboll. Ai ka lindur në Bergam të Turqisë, ku kanë arritur babai në dhe nënën tij nga Breza e Shkupit.

Ai tregon se ka vizitua atdheun e babait edhe me djalin Rexhepin, të cilit si fëmijë njëmbëdhjetëvjeçar kur ka qenë për herë të parë i ka pëlqyer shumë Shkupi. Edhe Fatma thotë se ka vizituar Shkupin dhe i ka pëlqyer shumë, por thotë se nuk kishte mjaftë restorante si në Stamboll edhe pse në ato që janë janë ushqimet e mira, asaj i ka pëlqyer edhe Bitpazari.

Kemajli tregon se ka vizitua edhe Kosovën, ka qene në Prizren gjatë festivalit të Filmit, atje ka takuar edhe një shoke të vetin nga Turqia çka e ka habitë shumë.

Fatma ka qenë tri herë te axha i babait të Kemailit Rexhepi, i cili ka qene një njëri i mirë dhe i rreptë edhe pse nuk ka ditë shqip nusja është marr shumë mire vesh me të shpirtërisht ai është sjell shumë mirë me të. Fatma është habitë si e kanë bërë djathin gjalpin e dhallin atje.

Kemaili thotë se baba me vëllain e vete nuk kishin kalua mirë dhe për atë baba ka ik nga atje më 1954. Këtu në Turqi familja është shtuar dhe tani janë një familje e gjerë.

Fatma tregon se si nuse te shqiptarët e Turqisë, vjehrri i tregojë për zakonet, që nusja duhet të marr legenin ibrikun dhe peshqirin tu lajë këmbët njerëzve t të tjerë. Ajo tregon si refuzojë tu lajë duart dhe këmbët e njerëzve thjesht edhe pse ishte një traditë e vjetër. Ajo tregon se tani kur ka çezme dhe uji nuk mungon, kjo nuk është e arsyeshme.

Fatma thotë se i kishte thënë vjehrrit se këtë do ta bënte vetëm nëse dikush është i sëmurë përndryshe nuk e bënë me qejf këtë. Kemaili thotë se gruaja e tij kishte të drejtë kur i tha vjehrrit se këtë nuk e bene me qejf, njerëzit duhet vetë ti lajnë duart e këmbët. Edhe djali Rexhepi nuk do të pranonte që gruaja e tij ti lajë dikujt këmbët, sepse nuk ka nevojë.

Kemaili përshëndet farefisin e gjerë ne Brezë, Shkup e Kumanovë.