Një person vjedh para në një barnatore në Prishtinë
BKT
Kronika

Një person vjedh para në një barnatore në Prishtinë

Një person ka grabitur një shumë parash në një barnatore, sonte rreth orës 20:02 në rrugën “Holger Petersen”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Rreth orës 20:02, policia është njoftuar për një grabitje në rrugën ‘Holger Petersen’ në Prishtinë. Grabitja ka ndodhur në një barnatore, ankuesja deklaron se një i dyshuar mashkull i ka grabitur një shumë parash dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Policia ka dal dhe po merret me këtë rast”, ka thënë Krasniqi.


MË SHUME NGA Kronika