Vetaksident në Carralevë, vozitësi përfundon jashtë rruge
Sot, rreth orës 10:30 ka ndodhur një vetaksident trafiku në Carralevë, ku vozitësi duke mos i përshtatur kushteve ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rrugës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se deri te aksidenti ka ardhur derisa vozitësi i automjetit Mercedes transporter, me targa vendore, ngjyrë kaltër ishte duke lëvizur nga Shtimja në drejtim të Suharekës dhe duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rrugës dhe duke rënë poshtë në lumë.
Osmanollaj theksoi se vozitësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me ambulancë në Shtime, ndërsa nga aty është dërguar në QKUK, Prishtinë.
Rasti po hetohet nga Njësia e hetimeve rajonale të trafikut në Prizren.
Fotografitë janë publikuar në grupin “Marakli t’kerreve” në Facebook.
























