11:21 / 02.12.2020
Zhduket një vajzë nga Klina, rastin në polici e paraqet babai i saj
Është zhdukur një vajzë nga Klina, rastin në polici e ka hapur babai i saj.
Ai ka deklaruar se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR/ Kline 30.11.2020-14:00. Me 01.12.2020, një person mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.























