11:53 / 04.12.2020
Aksident në autostradën Thumanë-Milot, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar në afërsi të nënkalimit Fushë Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Thumanë-Milot, ndërsa drejtuesi i këtij çiklomotori në tentativë për të devijuar, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rrugës.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa policia po heton shkaqet e këtij aksidenti./oranews























