Ajtenë Ardel, punonjësja shqiptare në Arkivin Shtetëror të Turqisë

Ajtenë Ardel, punonjësja shqiptare në Arkivin Shtetëror të Turqisë

Emisioni “Me shqiptarët e Turqisë”, i moderatores Mimoza Elezi, ka vazhduar të trajtojë tema me motive nga shqiptarët në Turqi dhe të sjellë figura të tjera që me shumë kujdes dhe me dashamirësi ruajnë traditat shqiptare dhe gjuhën shqipe.

Në reportazhin më të fundit, “Me shqiptarët e Turqisë”, e nderuar Elezi ka realizuar në Stamboll një intervistë me zonjën Ajtenë Ardel (Ayten Ardel), me prejardhje nga Mitrovica, e cila që njëzet e pesë vjet punon në Arkivin Shtetëror të Turqisë. Këtë intervistë Elezi me zonjën Ajtenë e ka realizuar lidhur për të hedhur dritë mbi shumë dokumente osmane lidhur me shqiptarët, por edhe për abetaren e parë shqipe të botuar nga Sami Frashëri, të cilin ai ia kishte dhuruar sulltan Abdyl Hamitit.

Ndiqeni rrëfimin e saj në intervistën e plotë: