12:51 / 09.12.2020
Vetaksident në Mitrovicë, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Lisicë të Mitrovicës.
Sipas policisë një vozitës i një veture e humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli jashtë rrugës.
Lëndime nga ky aksident trafiku morën vozitësi i automjetit dhe pasagjeri.
“Aksident trafiku me të lënduar, i ndodhur rreth orës 10:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq saktësisht në fshatin Lisicë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit që ka përfunduar jashtë rrugës, lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri!”, ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i PK-së, Avni Zahiti.























