E rëndë në Maliq, gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezër
BKT
Kronika

E rëndë në Maliq, gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, ku dy vëllezër nga Pogradeci dyshohet se janë vrarë me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Zvirinë, në Maliq të Korçës, pranë vendit të quajtur Kisha e Vogël.

Policia njofton se janë gjetur të pajetë trupat e shtetasve: Martin Olldashi 31 vjeç dhe Andi Olldashi, 33 vjeç.

Sipas policisë, këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së 7 dhjetorit dhe deri në gjetjen e trupave të pajetë nuk ka pasur asnjë informacion për ta.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe as e kaluara e dy vëllezërve nga Pogradeci.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia thotë se menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Korçë. /noa.al/


MË SHUME NGA Kronika