12:02 / 11.12.2020
I publikoi në internet fotografitë e vajzës, intervistohet nga policia
Policia ka njoftuar se një mashkull ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes internetit i ka shpërndarë disa personave NN. fotografi të vajzës së tij.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është konfiskuar telefoni celular dhe është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në Prizren.























