Qamil Bytyqi brenda dy jave publikon librin "Shqiptarët e harruar në Turqi"
Sharr Travel

Qamil Bytyqi brenda dy jave publikon librin "Shqiptarët e harruar në Turqi"

`Shqiptarët e Turqisë` kësaj radhe sjell historinë e mësuesit dhe patriotit Qamil Bytyqi, i cili në moshë të vogël, së bashku me familjen e tij ka emigruar nga Kosova në Turqi.

Bytyqi krejt jetën e tij në Turqi ja kushtoi në mënyrë të veçantë kulturës dhe gjuhës shqipe.

Por ky emision nuk i kushtohet vetëm jetës dhe emigrimit në Turqi, por temë me theks të veçantë i vihet librit të tij.

Qamil Bytyqi është profesor i gjuhës shqipe por është edhe aktivist i parë i cili kurr nuk ka pushuar por gjithmonë ka hulumtuar për kulturën shqipare, për gjuhën shqipe.

Bytyqi thotë se tani ka ndërmend të botoj tre libra, njërën pas dy jave, tjetri pastaj në fund të janarit dhe libri i tretë do të botohet në fund të vitit 2021.

"Unë e kam ndërmend tani të botoj tre libra, e para do të jetë brenda pak javëve, e dyta në fund të janarit apo fillim të shkurtit - një libër për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe deri në fund të vitit 2021 mendoj të botoj libër me kujtime të mia prej vitit 1991 për cështje të Kosovës", tha Bytyqi.

Libri i parë është gati për botim brenda dy jave, i cili do të quhet "Shqiptarët e harruar në Turqi".

Për të kuptuar më shumë mbi jetën dhe veprimtarinë e Qamil Bytyqit ndiqeni emisionin e plotë:


MË SHUME NGA Shqiptarët në Turqi