10:06 / 16.12.2020
Babai rrah vajzën në Prishtinë, i shkakton lëndime
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “dhunë në familje” në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh thuhet se ankuesja femër kosovare ka raportuar se babai i saj mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti mbetet nën hetime.























