13:41 / 16.12.2020
Kamioni aksidentohet me veturën në mes të Prishtinës
Një veturë dhe një kamion janë aksidentuar tek “Rrethi i Flamurit”, në Prishtinë.
Rastin për Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti konfirmoi se në aksident ishin të përfshira një kamion dhe veturë.
Sipas saj në këtë aksident nuk ka të lënduar.“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku i cili ka ndodhë te Rrethi i Flamurit në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një veturë dhe një kamion), ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë ajo për Express.























