21:42 / 20.12.2020
Zjarr në një banesë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Zjarri ka kapluar një pjesë të një objekti banesor në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, sonte rreth orës 20:00.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili,tha se shkaktar i zjarrit dyshohet se ka qenë mbingarkesa e rrjetit.
“Rreth orës 20:00 është raportuar se në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, në një objekt banesor, janë djegur orët e energjisë elektrike, të cilat më pas kanë dalë jashtë funksionit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit dhe ekipet e KEDS-it. Nga këta të fundit janë ngritur dyshime që deri te kjo ka ardhë si rezultat i mbingarkesës. Aktualisht po trajtohen rrethanat e rastit“, tha Borovci.























