Elbasan, 45-vjeçari qëllon me armë drejt policisë, rrethohet nga RENEA
Një tjetër ngjarje e ngjashme me atë të Lefter Zhidrus, ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.
Një person, 45 vjeç i armatosur kërcënon me armë zjarri punonjësit e policisë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin ‘Zavalinë’ të Elbasanit.
Mësohet se policia ka shkuar në banesën e qytetarit për të bërë një kontroll, pas denoncimeve të banorëve se qëllonte me armë, njofton oranews.
Prokuroria e Elbasanit ka marrë një autorizim në gjykatë për kontrollin e banesës së këtij shtetasi. Dhe është urdhëruar për ekzekutim policia.
Punonjës të policisë kanë shkuar në banesën e Josif Kavaja (Qosja) që ndodhet në periferi të Elbasanit dhe kane kërkuar qe te kryejnë kontroll.
Por nuk janë lejuar nga personi i cili i ka qëlluar me armë.
Pas kësaj policët kane vepruar duke njoftuar FNSH dhe RENEA.
Aktualisht po mbahet i rrethuar në banesë.
Sipas policisë personi i armatosur në Elbasan dyshohet se është individ me probleme mendore.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e RENEA-s dhe deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.























