Aksident i rëndë në autostradën Suharekë-Prizren, përfshihen 7 vetura
Një aksident në mes të shtatë veturave ka ndodhur sot në autostradën Suharekë-Prizren.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit.
“Më,24.12.2020 rreth orës 17:00, në autostradë (dalja për Suharekë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë shtatë (7) vetura. Njësitë relevante policore, njësitet e zjarrfikësve si dhe ndihma e shpejtë, janë në vendin e ngjarjes. Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin, përderisa rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim”, ka thënë ai.
Nga ky aksident të lënduar kanë mbetur pesë persona.
Ky aksident ka bërë që të krijohen kolona të gjatë të veturave, pasi kjo pjesë e autostradës ka mbetur e bllokuar. /RTKLive/

























