09:05 / 28.12.2020
Vetëvritet një person në Prishtinë
Një person është vetëvrarë ditën e diel në Prishtinë.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:55.
“Rreth orës 15:55 njësiti policorë në parkun e Arbërisë ka hasur viktimën mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte kryer vetëvrasje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.























