Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Fushë Kosovë

Disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një personi tjetër duke vjedhur para dhe stoli ari.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30, në Fushë Kosovë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tije dhe kanë vjedhë para dhe stoli ari”, thuhet në raport.

Ndërkaq, nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika