Tentim vrasje në Obiliq, arrestohet i dyshuari nga Maqedonia e Veriut
BKT
Kronika

Tentim vrasje në Obiliq, arrestohet i dyshuari nga Maqedonia e Veriut

Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Obiliq, pasi që i njëjti kishte shkuar te shtëpia e viktimës mashkull kosovar dhe pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishekë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ende nuk dihet motivet e këtij rasti ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është klasifikuar si vrasje në tentativë.


MË SHUME NGA Kronika