09:33 / 31.12.2020
Vdes një person në Spitalin e Mitrovicës, ishte lënduar në aksident trafiku
Një person i cili ishte në Spitalin e Mitrovicës duke u trajtuar pas një aksidenti të ndodhur me 25 dhjetor, sipas policisë ka vdekur të mërkurën.
Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pajetë u është lëshuar familjarëve për ceremoni mortore.
Aksidenti kishte ndodhur në zonën e Mitrovicës së Veriut pasditen e 25 dhjetorit.























