Rrahje brutale me shufra në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
BKT
Kronika

Rrahje brutale me shufra në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Një rrahje brutale ka ndodhur pas një aksidenti në Pestovë të Vushtrrisë, ku policia u detyruatë intervenojë në mes të aksidentit.

Momenti kritik ka ndodhur në ora 20:35, derisa dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë për Gazetën Express se zyrtarët policorë u detyruan të përdorin sprej.

Siç raporton Veriu.info, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku njëra shihet me demtime të mëdha, ndërsa tjetra që ka dëmtime më të vogla është larguar rreth 200 metra nga vendi i ngjarjes.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës, nga e cila ende nuk ka marrë përgjigje.


MË SHUME NGA Kronika