12:25 / 06.01.2021
Kultivonin bimë narkotike në Spanjë, bien në pranga gjashtë shqiptarë
Gjashtë shqiptarë u vunë në pranga këtë të mërkurë nga policia spanjolle.
Të arrestuarit akuzohen për prodhim të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, efektivët mundën të shkatërrojnë 2.421 bimë marijuanë, në një gjendje të përparuar të rritjes, dhe më shumë se nëntë kilogram sytha të përgatitur për shpërndarje.
Hetimet e autoriteteve italiane nisën pas një denoncimi anonim. Policët shkuan në vendin e denoncuar, ku u verifikua se tek ajo pronë kishte një konsum të madh të energjisë elektrike që nuk po regjistrohej./VP























