Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi se i njëjtë ishte i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ndodhi në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.

“Nga hetuesit policor të stacionit veriu në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një person të dyshuar. Për të cilët egziston dyshimi i arsyeshëm të jetë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhë në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës. Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arrit që me forcë të depërtoj brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë të parave si dhe stoli ari.(vlera në total arrinë mbi 7000 euro)” , u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Personi i dyshuar është: F.A,(mashkull) 30 vjeç, shtetas i Kosovës.

Pas arrestimit me autorizim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.