Tahiri:Dëmet nga vërshimet në Vushtrri do të vlerësohen e do të kompensohen

Tahiri:Dëmet nga vërshimet në Vushtrri do të vlerësohen e do të kompensohen

Pas vizitës së kryeministrit Hoti në Vushtrri, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka thënë se do të kërkojnë nga Qeveria investime në argjinatura mbrojtëse të lumit.

Tahiri ka thënë se është i lumtur që nuk ka viktima në njerëz dhe se dëmet që janë bërë do të vlerësohet nga sot e do të kompensohen nga Qeveria.

Shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Vushtrria u përballë me vërshimet më të mdha që nga viti 1979.

Qytetarët dhe Komunën tonë, i vizitoi sot kryeministri z.Avdullah Hoti dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj me bashkëpuntor. 

Nga fondi i Qeverisë do të kompensohen dëmet. Po ashtu do të kërkojmë nga Qeveria investime në argjinatura mbrojtëse të lumit, që më të mos kemi vërshime në të ardhmen.

Jam i lumtur që nuk kemi viktima në njerëz, dëmet e jashtëzakonshme në qytet dhe në fshatra do të vlerësohen nga komisioni që nga sot e do të kompensohen nga Qeveria!