Bie në katin përdhese pas hapjes së ashensorit, intervistohen tre persona

Bie në katin përdhese pas hapjes së ashensorit, intervistohen tre persona

Një person nga Fushë Kosova, ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ju kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhese.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar.

Në Stacionin Policor janë shoqëruar dy meshkuj kosovar (investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj (nga kompania e ashensorëve).

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.