11:55 / 15.01.2021
Ushtroi dhunë ndaj vjehrrit, arrestohet 39 vjeçarja në Tiranë
Policia e Tiranës ka vijuar operacionet policore, ndërsa ka arrestuar një 39 vjeçare.
Sipas njoftimit, M.T. ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të bashkëshortit të saj, ndërsa është prangosur në flagrancë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj”, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./oranews























