Arrestohen dy shtetas të huaj, dyshohen për vjedhje në Pejë

Arrestohen dy shtetas të huaj, dyshohen për vjedhje në Pejë

Në Stacionin Policor në Pejë, të enjten është paraqitur viktima mashkull, i cili deklaron se e ka parkuar automjetin e tij në rrugën “Qarshia e gjatё” në Pejё dhe në momentin qё ёshtё kthyer e ka vërejtur se dikush kishte hyrë nё veturën e tij dhe kishte vjedhur një telefon dhe njё palё syze.

Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, tё cilёt kanё marrё masat e nevojshme pёr identifikimin e tё dyshuarve.

“Pas njё kohe shumё tё shkurtёr kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё tё dyshuarit: H.A. 1994 marokian dhe J.B. 1993, algjerian”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit  të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.