Djali sulmon fizikisht babain në Mitrovicë

Djali sulmon fizikisht babain në Mitrovicë

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht babain e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 12 janar rreth orës 16:15, në Mitrovicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë e kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.