Një pjesë e Skenderajt pa rrymë, Bekim Jashari tregon arsyen

Një pjesë e Skenderajt pa rrymë, Bekim Jashari tregon arsyen

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pasi një pjesë e zonës urbane dhe në disa fshatra të kësaj komune kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Jashari thotë se shkak i ndërprerjes së energjisë janë prishjet në rrjet si pasojë e reshjeve të borës që kanë rënë në Skenderaj dhe rrjetit të vjetër të shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Marrë parasysh rrjetin e vjetëruar të energjisë elektrike që kemi trashëguar me vite, kam kërkuar nga menaxhmenti qendror i KEDS-it në Prishtinë që të investojnë në sistemin e shpërndarjes në komunën tonë, në menyrë që të mos na përseriten situata të tilla”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Njoftimi i plotë i Jasharit pa ndërhyrje:

Qytetarë të dashur,

Që nga mëngjesi i sotëm kam qenë në kontakt me ekipin e KEDS-it në Skenderaj dhe nga afër kam përcjellë situatën pas ndërprerjes së energjisë elektrike në një pjesë të zonës urbane dhe në fshatra të komunës sonë.

Shkak i ndërprerjes së energjisë janë prishjet në rrjet si pasojë e reshjeve të borës që kanë rënë në komunën tonë dhe rrjetit të vjetër të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Pas angazhimit të panderprerë të ekipit të KEDS-it është arritur që në 70% të fshatrave të evitohen prishjet kurse në pjesët tjera po punohet që sa më shpejtë të rikthehet energjia elektrike.

Marrë parasysh rrjetin e vjetëruar të energjisë elektrike që kemi trashëguar me vite, kam kërkuar nga menaxhmenti qendror i KEDS-it në Prishtinë që të investojnë në sistemin e shpërndarjes në komunën tonë, në menyrë që të mos na përseriten situata të tilla.